Deputeti Ervin Salianji publikoi sot prova të reja se si kreu i policisë Ardi Veliu dhe deputeti Taulant Balla, kanë tentuar të paguajnë Fredi Alizotin që të luajë rolin e dëshmitarit të rremë për audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj.
Gjatë një konference për shtyp, deputeti Salianji publikoi pjesë të reja nga përgjimi i prokurorisë:
“Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa dhe vëllait të tij Ministrër të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.
Në përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme janë renditur përgjimet që faktojnë përfshirjen e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në krijimin e dëshmitarit të rreme.
Në përgjiimet e datës 27 Maj vetëm tre ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga policia e shtetit ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria:
“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij, ej të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? I kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)”Më pas Fredi Alizoti bën pohimin shkatërrues se: “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”.
Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme. Në një bisedë tjetër, Albert Veliu i thotë Alizotit se:
“çfare lidhje ke ti me këtë pune, çfarë pune ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra?”Këto janë prova të mjaftueshme që sot prokuroria të arrestojë Ard Veliun për”
– shpërdorim detyre
– për pengim të zbulimit të së vërtetës”
dhe fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge.
Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon denoncuesin.”