Samiti i G7, Kina: Ka ikur koha kur grupet e vogla sundojnë botën

Nga Exit News
Samiti i G7, Kina: Ka ikur koha kur grupet e vogla sundojnë botën

Kina ka paralajmëruar udhëheqësit e G7 se ditët kur një grup “i vogël” vendesh vendosnin fatin e botës kanë kaluar me kohë.

Komentet, nga një zëdhënës i ambasadës kineze në Londër, vijnë ndërsa udhëheqësit, të cilët po takohen në Angli, kërkojnë një pozicion të unifikuar mbi Kinën.

Ata miratuan një plan shpenzimesh si kundërpërgjigje ndaj planit kinez të investimeve në vendet ku kalonte rruga e Mëndafshit.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Londër u citua nga Reuters të ketë thënë: “Ditët kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë kohë që kanë kaluar. Ne gjithmonë kemi besuar se vendet, të mëdha apo të vogla, të forta ose të dobëta, të varfra ose të pasura, janë të barabarta dhe se çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit nga të gjitha vendet.”

Të dielën, udhëheqësit e G7 pritet të lëshojnë një deklaratë përmbyllëse duke premtuar më shumë mbështetje financiare për vendet në zhvillim të goditura nga ndryshimet e klimës dhe fonde për projektet e infrastrukturës në botën në zhvillim, si alternativë ndaj një programi kinez.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>