Qeveria e San Marinos do të nis po ashtu vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën ruse Sputnik V.
Vendi do të marrë vaksina nga Rusia pasi dërgesat nga Italia nuk arritën në kohë.
Moska këtë javë dërgoi 7 500 doza Sputnik V si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar ndikimin e saj në Europë.
San Marino ka 35 000 banorëve dhe ndodhet brenda Italisë, e cila ka vaksinuar të paktën me një dozë 4% të popullsisë së saj. Por San Marino deri të enjten nuk kishte marrë asnjë dozë, duke u bërë një nga vendet e fundit europiane që nisin fushatën e vaksinimit.
Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje me Romën për të marrë një pjesë të vaksinave të saj, një për çdo 1 700 që mbërrinin në Itali, përmes sistemit të prokurimit të Bashkimit Evropian.
“Ne jemi në vaksinime zero,” tha Sekretari i Shtetit për Shëndetin në San Marino Roberto Ciavatta të martën në një TV Italian. “Ne u përpoqëm të punojmë me vendet mike, ne kemi provuar çdo rrugë, por është jashtëzakonisht vonë, kështu që ne shkuam me atë që ka treg në dispozicion “.
Zëdhënësit e Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili nënshkroi marrëveshjen e furnizimit me vaksinë me San Marino, nuk iu përgjigj kërkesave për komente.
Vaksinimi i qytetarëve është një çështje urgjente për San Marino, i cili ka pësuar shkallën më të lartë të vdekjes në botë nga koronavirusi 216 për 100 000 banorë.
Sputnik V është tashmë në përdorim në më shumë se 30 vende. Ndërsa vaksina ruse nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ose homologu i saj italian, Hungaria dhe Serbia i kanë dhënë asaj dritën jeshile dhe Kroacia dhe Sllovakia kanë treguar kohët e fundit interes.
Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut i ka varur shpresat nga Rusia dhe Kina në mungesë të dozave nga BE.