San Marinos, republika e vogël brenda Italisë, njoftoi të mërkurën se nisur nga 17 maji do t’u ofronte turistëve vaksinimin me vaksinën ruse.
Turistët që dëshirojnë të vaksinohen do të paguajnë 15 € për dy dozat e vaksinës dhe duhet të rezervojnë dhoma hoteli të paktën një javë para mbërritjes. Ata gjithashtu duhet të kthehen për të marr dozën e dytë.
“Fushata e turizmit të vaksinimit do të fillojë në 17 maj dhe do të ketë të bëjë me qytetarë të huaj, jo-italianë,” informoi ministri i turizmit, Federico Pedini Amati.
San Marino shpreson të sigurojë edhe çertifikata vaksinimi për banorët dhe turistët, sipas raportimit të Reuters.
San Marino nuk është një anëtar i Bashkimit Evropian dhe Sputnik V nuk është miratuar ende për përdorim në BE. Vaksina aktualisht është nën shqyrtim nga rregullatori i bllokut, Agjencia Evropiane e Barnave.
Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), përgjegjës për tregtimin e vaksinës jashtë vendit, u shpreh i gatshëm të siguronte furnizime shtesë të Sputnik V për San Marinon.