Sanatoriumi kthehet në spital për trajtimin e koronavirusit

Nga Exit News
Sanatoriumi kthehet në spital për trajtimin e koronavirusit

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital për pacientët e prekur me koronavirus.

Lajmin e dha sot Dr. Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, gjatë komunikimit të përditshëm me median. Kjo masë do të merret për të lehtësuar fluksin në spitalin Infektiv.

“Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infektiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren,” — tha Bino.

Aktualisht 25 prej 55 të prekurve me koronavirus janë të shtruar në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>