
Kryeministri Rama në një mesazh në twitter njoftoi se Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Sandër Lleshi.
“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” — shkroi Rama.
Emërimi i Sandër Lleshit u bë pas dorëheqjes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Gjeneral Lleshi ne vitin 2013 u emërua këshilltari i Kryeministrit Rama për mbrojtjen.