Të shtunën është protestuar edhe në Sarandë për Klodian Rashën. Protestuesit në Srandë kanë qenë paqësorë dhe nuk janë konfliktuar me Policinë.
Ata janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, ku nën moton “Drejtësi për Klodianin” kanë protestuar për disa orë dhe janë larguar pa krijuar probleme.
Ata kanë zgjedhur të mbajnë homazhe për Klodian Rashën me paknkarta dhe qirinj. Deri më tani nuk ka pasur të arrestuar në Sarandë.
Gjatë 5 ditëve protestë, të rinjtë janë përballur me sulmet e policisë ku ka pasur më shumë se 306 të ndaluar mes tyre 117 të mitur.
Protesta është shtrirë në shumë qytete të Shqipërisë. Deri më tani është protestuar në Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Lushnje, Shkodër, Pogradec, Cërrik.