Gjysma e demokratëve duan Berishën në krye të PD-së

Në një sondazh të zhvilluar nga Euronews Albania gjatë muajit shtator rezultoi se gjysma e votuesve  preferonin Sali Berishën në krye të PD-së. Po aq mendojnë se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar nuk do ta ndihmojë atë të vijë në pushtet. Nga ana e tij, Basha shihet si udhëheqës i

Shumica e demokratëve kundër përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar

Sondazhi i zhvilluar nga Euronews Albania përgjatë muajit shtator tregoi se vendimi i kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga grupi parlamentar nuk rezulton popullor mes demokratëve. Vetëm 23.3% e votuesve të PD-së përkrahin vendimin e Bashës, përkundër 57.8% e votuesve të pyetur të cilët janë shprehur kundër vendimit.

Sodazhi: Berisha rezulton më popullor se Basha

Në një sondazh të kryer përgjatë muajit shtator nga Euronews Albania mes votuesve të PD-së, rezultoi se popullariteti i liderit të vjetër Sali Berisha qëndron në kuota më të larta se popullariteti i liderit aktual, Lulzim Basha. Sondazhi u zhvillua, mes të tjerave, për të kuptuar ndjeshmërinë e mbështetësve të Partisë Demokratike në lidhje vendimin

Rama: BE e vetmja rrugë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të presë vendimin e BE-së për anëtarësim kurdoqoftë vendimi. Në një intervistë për gazetën austriake Kurier, Rama u shpreh se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç BE-së për Shqipërinë: “Shqipëria duhet të bëhet një shtet anëtar plotësisht funksional i BE-së”. Ai theksoi se vendimi për pranimin në

Njësitë speciale dhunojnë emigrantët në kufi të BE-së

Njësitë speciale të policisë në kufijtë e BE-së, veçanërisht Greqisë dhe Kroacisë kanë dhunuar në mënyrë të paligjshme emigrantët sipas një hetimi të publikuar të mërkurën nga disa media, përfshirë Der Spiegel të Gjermanisë, raporton Euractive. Hetimi tetë mujor i gazetarëve nga shtatë vende zbuloi një “sistem” të drejtuar nga “njësi speciale” të cilët  fshehin

Gjermania dhe Siria riatdhesojnë gra e fëmije nga kampet në Siri

Gjermania ka riatdhesuar tetë gra, të cilat i janë bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe 23 fëmijë, nga një kamp në veri të Sirisë, sipas REL. Ata u kthyen përmes një operacioni të përbashkët me Danimarkën, e cila ka riatdhesuar tri gra dhe 14 fëmijë, kanë thënë zyrtarët gjermanë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko

Papunësia në Shqipëri, qeveria shtrembëron raportin e BB

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se sipas Bankës Botërore: “Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon. Ne kemi rimarrë vendet e punës. Duhet të festojmë rikthimin e vendeve të punës”. Në të vërtet, sipas raporti të Bankës Botërore, për konkurueshmërinë dhe pandeminë e Covid-19, të botuar të mërkurën: Tregu i punës nuk është rikuperuar

BE hap kufijtë bazuar në normën e vaksinimit

Agjencia e Shëndetit Publik të Bashkimit Evropian, ECDC po propozon një rishikim të rregullave të COVID-19 të cilat mund të lehtësojnë udhëtimet për të vaksinuarit dhe të heqin sistemin me ngjyra për zonat me nivele të larta të infeksioneve. ECDC bëri propozimin e saj jo-detyrues në takimet e specialistëve të shëndetit të BE-së këtë javë,

Kosova dënon Goran Stanišić për krime lufte

Gjykata e Prishtinës dënoi Goran Stanišić me 20 vjet burg për krime lufte kundër civilëve, të martën. Gjyqtari Valon Kurtaj e shpalli Stanišić fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e 13 civilëve shqiptarë në fshatrat Sllovi dhe Terbovc më 15-16 prill 1999, gjatë Luftës së Kosovës. Stanišić, atëherë një oficer policie rezervist i cili ishte thirrur

1233 247