Mungesë punonjësish të kualifikuar në tregun e punës

Ministri Blendi Klosi ka deklaruar se aktualisht ekzistojnë rreth 26 mijë vende pune të lira. Këtë informacion ai e bëri të ditur në takimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të Punës. Sipas Ministrit, këto vende po mbeten bosh për shkak të mungesës së punonjësve të kualifikuar. Ndërkohë, shifrat e dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit janë

Klasifikimi Ahmetaj për “Doing Business”

Ministri i Ekonomisë ka shpikur një klasifikim të ri për “Doing Bussines”. Ai propozon që Shqipëria të matet vetëm me… Shqipërinë. E thënë ndryshe Ahmetaj duhet të rendisë Ahmetajn. Duke komentuar raportin e Bankës Botërore Doing Business për këtë vit, në të cilin Shqipëria ka humbur 29 vende nga një vit më parë, Ministri i Ekonomisë

Aksion antidrogë Itali-Shqipëri: 21 të arrestuar

Është 21 numri i të arrestuarve i një operacioni antidrogë që po zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë. Policia Italiane ka arritur të sekuestroje, ditën e sotme, asete që kapin një vlerë prej 10 milionë euro , rreth 1000 kg drogë dhe të zbulojë dy rafineri të përpunimit të drogës. Ky është rezultati paraprak i një

Mandati i Koço Kokëdhimës vendoset në 23 nëntor

Gjykata Kushtetuese cakton ditën e shqyrtimit të mandatit të  Koço Kokëdhimës. Ajo do të vendosë për heqjen e imunitetit  të deputetit Kokëdhima më 23 nëntor. Kokëdhima akuzohet nga Partia Demokratike se ka  përfituar fonde publike për kompaninë e tij Abissnet, gjë që është shkelje  e Kushtetutës, e cila ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet

Policia arreston përmbaruesin kundër Sajmir Tahirit

Dje, Policia ka arrestuar përmbaruesin privat Baftjar Nelaj, pa mandat arresti nga Prokuroria. Në justifikimin e saj për këtë arrest, Policia ka marrë kopetencat e Prokurorisë,  duke formuluar akuza formale për shpërdorim detyre. Sipas saj, Nelaj ka bllokuar në Hipotekë tre prona  të shtetasve të ndryshme për të cilat nuk ka vendime gjyqësore. Nelaj është, gjithashtu,

Forumi i Investimeve Shqipëri-Hong Kong, tjetër dështim i qeverisë

Kryeministri Rama ka marrë sot pjesë  në Hong Kong në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Hong Kong–Shqipëri. Takimi është organizuar nga Agjensia e Investimeve të Huaja dhe një kompani konsulence britanike, pak e njohur në botë. Zoti Rama shoqërohet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Zoti Gentjan Sejko dhe ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri. Kryeministrin e shoqërojnë,

Gjermania kthen 365 azilkërkues shqiptarë

Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se qeveria gjermane do të riatdhesojë 365 azilkërkues shqiptarë. Kthimi i tyre do të kryhet sot dhe nesër, ku do kthehen përkatësisht 160 dhe 205 persona. Riatdhesimi bëhet në zbatim të ligjit të ri të emigracionit të miratuar së fundmi nga Qeveria Gjermane. Ky ligj i konsideron vendet e Ballkanit

Alida Hisku: Prokurorët e sigurimsat na përdhunonin

Alida Hisku, këngëtare e viteve 70-të, deklaron se është përdhunuar nga punonjësit e sigurimit kur u arrestua në vitet ’70-të. Dëshmia tronditëse e këngëtares vjen përmes një interviste për Shqiptarja.com. Ajo përshkruan detaje të ferrit që kanë provuar femrat në burgjet komuniste nga sigurimsat dhe gardianët e burgut në regjimin komunist. “Diçka bastarde, e papërceptueshme

PD denoncon lejen e ndërtimit që i dha Berisha Aleksandër Frangajt

Strazimiri: Kryeministri oksidental i jep leje ndërtimi “Koçove” të tij, përsëri në breg të detit, për të fituar një tjetër mjero mediatik Partia Demokratike denoncoi dhënien e lejes së ndërtimit, pronarit të Tv Klan,  Aleksandër Frangaj, për prishjen e një këndi sportiv në Golem dhe ndërtimin e subjekteve të tij private. Deputeti i PD-së Gent

Golem, prishet këndi sportiv për t’u ndërtuar pallati i Aleksandër Frangajt

Në kompleksin turistik “Laguna Blu”, në Golem, po spastrohet terreni për të filluar ndërtimin e objekteve private të pronarit të Tv Klan, Aleksandër Frangaj. Fadromat kanë prishur  terrenin sportiv  të kompleksit dhe portën hyrëse. Frangaj e ka privatizuar këtë zonë  dhe ka marrë leje ndërtimi në kohën e qeverisë Berisha. Përpara se të privatizohej, ky

13 2443 2453 2463 2473 2483 251