Nezar Seiti, ‘financieri’ i Habilajve estradohet në Itali

Nezar Seiti, ‘financieri’ i Habilajve estradohet në Itali

Nezar Seiti, financieri i bandës Habilaj, u esktradua sot për në Itali, pas disa muajsh arresti me burg në Shqipëri.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë, në tetor 2017, gjatë operacionit të policisë së Vlorës, ku u kapën dhe 4,5 tonë kanabis, në pronësi të bandës Habilaj.

Më parë, prokuroria e Katanias kishte lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për Seitin, si pjesë e bandës së narkotrafikut Habilaj, ndaj pavarësisht hetimeve të prokurorisë shqiptare, ekstradimi në Itali ishte i pashmangshëm.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria shqiptare, Seiti ka pranuar lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vetëm ato familjare, – bashkëshortja e tij është kushurirë e Habiljave, Ai nuk ka pranuar të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga hetimet e prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane, janë bërë publike disa përgjime ku Seiti flet me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një të dënuar me nofkën “Maloku” në këmbim të 200 mijë eurove.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>