Sekretari amerikan i Shtetit Bliken mbështet forcimin e NATO-s

Nga Exit News
Sekretari amerikan i Shtetit Bliken mbështet forcimin e NATO-s

Sekretari i Shtetit i ShBA-ve, Antony Blinken shpehu gadishmërinë e administratës Biden për të rindërtuar dhe ringjallur aleancën ushtarake transatlantike, NATO.

“Unë kam ardhur këtu për të shprehur angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara (ndaj NATO-s)”, u tha Blinken gazetarëve gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, sipas Reuters.

“Shtetet e Bashkuara duan të rindërtojnë partneritetin tonë, para së gjithash me aleatët tanë të NATO-s, ne duam të ringjallim aleancën”, shtoi Blinken.

“Gjëja e fundit që mund të lejojmë të bëjmë është ta marrim këtë aleancë të mirëqenë”, tha Blinken. Ai theksoi se frocimi ushtarak i Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar perëndimin ishin kërcënime që kërkonin fuqizimin e NATO-s.

Ish-presidenti Trump e kritikoi NATO-n, gjatë presidencës së tij si të vjetëruar dhe SHBA kryente financimet më të mëdha. Madje në disa raste ai hodhi edhe idenë e shkëputjes së SHBA-ve nga aleanca ushtarake.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>