
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të vizitojë Çekinë, Austrinë, Slloveninë e Poloninë, nga 11 deri në 15 gushti.
Pompeo do të takojë kancelarin Kurz të Austrisë dhe kryeministrat e vendeve të tjera. Tema kryesore e bisedimeve me secilin prej liderëve do të jetë forcimi i bashkëpunimeve mes SHBA-ve dhe shteteve të tjera.
Në Çeki, Pompeo do të marrë pjesë dhe ceremoninë për çlirimin e Çekosllovakisë Perëndimore nga Ushtria Amerikane në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërsa në Poloni, sekretari amerikan do të jetë pjesë e ceremonisë së 100-vjetorit të betejës së vitit 1920 në Varshavë, në të cilën forcat polake mposhtën bolshevikët.