Sekretari amerikan Pompeo: Zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi jo të lira e të ndershme

Nga Exit News
Sekretari amerikan Pompeo: Zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi jo të lira e të ndershme

Shtetet e Bashkuara mbështesin ekzaminimet e pavarura ndërkombëtare të “parregullsive zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë të zhvilluar në 9 gusht.

Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo të enjten.

“Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimin me të drejtat e njeriut rreth zgjedhjeve dhe përpjekjet që vazhduan për t’i goditur ato,” shprehej Pompeo.

Sipas SHBA-së, zgjedhjet e 9 gushtit nuk i përmbushën standardet për të qenë “të lira dhe të ndershme”.

Deklarata e Pompeos ishte më e forta nga Shtetet e Bashkuara që kur forcat e sigurisë të presidentit Aleksandër Lukashenko filluan dhunimin dhe arrestimin e mijëra protestuesve që nisën protestat pasi dyshojnë se presidenti manipuloi votën e 9 gushtit.

Po ashtu ai dënoi me forcë dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësorë apo abuzimi me të ndaluarit.

Me këtë qëndrim, SHBA-të mëbshtesin atë të Bashkimit Europian, i cili ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 9 gushtit dhe planifikon të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>