Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: të ndalet projekti i teatrit deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: të ndalet projekti i teatrit deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese

“Të gjitha palët e përfshira duhet të presin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të ndërmarrin hapa të mëtejshëm” në lidhje me çështjen e ndërtimit të një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar.

Ky është qendrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili i është bërë i ditur publikisht Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ne një postim të tij në faqen e Aleancës në Facebook.

Aleanca e kishte ftuar Zotin Greminger për një takim, gjatë vizitës së tij të sotme në Tiranë, por në pamundësi të takimit, për shkak të kohës së shkurtër të parashikuar për vizitën, ai i ka kthyer përgjigje publike Aleancës, duke bërë të njohur edhe qendrimin e tij për çështjen e teatrit.

Në përgjigje, Zoti Greminger i është referuar apelimit, dje, të ligjit special për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Meta.

Në këtë mënyrë, Sekretari i Përgjithshëm bëhet jo vetëm drejtuesi më i lartë ndërkombëtar që mban qendrim publik për këtë çështje, por, mbi të gjitha, mban qendrim haptas kundër qasjes që po ndjek qeveria.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur propaganda e Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj për prishjen e ndërtesës së Teatrit është bërë e ethshme dhe kur ndaj artistëve dhe qytetarëve që mbrojnë teatrin po bëhet trysni e hapur publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>