Sekretari i Shtetit, Pompeo falenderon Shqipërinë për ndihmën ndaj hebrenjve

Nga Exit News
Sekretari i Shtetit, Pompeo falenderon Shqipërinë për ndihmën ndaj hebrenjve

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo falenderoi Shqipërinë për kontributin dhe ndihmën e dhënë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij gjatë Forumit Ballkanik për Antisemitizmin, Pompeo pohoi se shqiptarët ishin streha e hebrenjve.

Kam kënaqësinë të bashkohem me ju në këtë forum. Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar.”

Pompeo bëri thirrje për të parandaluar përhapjen e këtij fenomeni në botë, duke theksuar se duhet të gjenden mënyra për ta luftuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>