Sekretari i Shtetit të Georgias në SHBA vendosi rinumërimin e votave, pavarësisht se kush fiton. “Do të ketë rinumërim të votave në Georgia, tha Faggensberg në Atlanta, të premten, pasdite, duke premtuar transparencë të procesit.
Vendimi u morr pas diferencës së ngushtë mes Biden dhe Trump. Deri më tani, Biden kryeson me 1, 579 vota ndaj Trump.
Rinumërimi do të ndikojë edhe në votat për Senat.
Sipas ligjit të Georgia, një kandidat mund të kërkojë rinumërim kur diferenca është më pak se 5% e totalit të votave. Kërkesa duhet të bëhet dy ditë pas certifikimit të rezultatit.
Në 2017, votat u rinumëruan në Georgia për zgjdhjet vendore. Kryebashkiakja e Atlantës kërkoi rinumërim të votave duke pretenduar manipulim në procesin e numërimit, por sërish ajo humbi.