Sekretarja e Partisë Republikane u bën thirrje turmave “të tërbohen dhe vërsulen kundër mjekëve” që kurojnë Covidin

Nga Exit News
Sekretarja e Partisë Republikane u bën thirrje turmave “të tërbohen dhe vërsulen kundër mjekëve” që kurojnë Covidin

Sekretarja e Marrëdhënieve më Publikun e Partisë Republikane Aida Shtino ka sulmuar ashpēr të enjten me një status në Facebook mjekjët që trajtojnë Covid-19 në spitalet e Tiranës, sepse sipas saj ata nuk lejojnë pacientët që të mbajnë celularët.

Nuk dihet se nga e ka marrë këtë informacion Shtino, sepse pretendimi i saj është i pavërtetë—pacientëtëve u lejohet mbajtja e telefonave, me përjashtim të repartit të reanimacionit ku nuk lejohen askund telefonat.

Shtino, e cila ka qenë më parë moderatore e emisionit “Njerëz të humbur”, ka sulmuar me një gjuhë të ashpër dhe vulgare mjekët, duke i quajtur “të pashpirt”, dhe pa “tru në kokë”.

Pas këtyre akuzave dhe sharjeve, drejtuesja e lartë e Partisë Republikane u është drejtuar mjekëve:

Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do të arrini të rmbani më turmën e tërburar , që do tiu vërsulen nga zemërimi, sepse po i ktheni në kavie laburatori të afërmit e tyre… dhe ata jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap…

Shtino beson se pandemia Covid është e rreme dhe vazhdimisht poston mesazhe apo thirrje që nxisin njerëzit ta shpërfillin Covidin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>