17 kilogramë heroinë u sekuestruan të shtunën, 26 qershor, nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me policinë e Durrësit. Droga ishte e fshehur në një kamion me targa shqiptare me destinacion Malin e Zi.
Policia njoftoi se kamioni u shoqërua për në Portin e Durrësit për një kontroll më të specializuar, ku u identifikua edhe ngarkesa me drogë. Policia arrestoi shoferin e kamionit