
Policia e Kakavijës sekuestroi 41.045 euro dhe arrestoi pronarin e tyre, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, shuma e parave nuk u deklarua në kufi dhe ishte e fshehur në një çantë dore.
Ato u gjetën gjatë kontrrollit të një kamioni kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.
Në pikën kufitare lejohet vetëm kalimi i mjeteve të transportit dhe punonjësit sezonal në Greqi.