Policia e Fierit ka sekuestruar të hënën katër apartamente, një automjet me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të tre qytetarëve me dyshimin se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Në njoftimin zyrtar, policia shkruan se :
“Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.”
Policia ende po vijon hetimet për pasuri të tjera në pronësi të tyre.