Selimi në Hagë: Jam veç një çlirimtar që luftova për liri ndaj Serbisë pushtuese

Nga Exit News
Selimi në Hagë: Jam veç një çlirimtar që luftova për liri ndaj Serbisë pushtuese

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i quajti të padrejta dhe të pasakta akuzat ndaj tij dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur para gjykatës speciale të Hagës, Veseli u shpreh:

“Është një aktakuzë e rëndë, voluminoze, e padrejtë dhe pasaktë ndaj meje, por edhe ndaj luftës së popullit tim dhe vendit nga vij.

Ne ishim një popull i shtypur që luftuam për liri.

As unë dhe as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime apo me ndërmarrje kriminale.”

Selimi theksoi se është krenar që është në anën e UÇK-së, e cila ka luftuar kundër Serbisë okupatore:

“Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, që veç të këqija i ka sjellë vendit tim, vrasje, dhunë, dëbim, spastrim.

Unë jam veç një Çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me NATO-n.

E kam për nder që jam në anën e UÇK. Drejtësia dhe e vërteta duhet të jenë qëllimi ynë këtu.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>