Senati amerikan merr në pyetje sekretarin e shtetit Blinken për tërheqjen nga Afganistani

Nga Exit News
Senati amerikan merr në pyetje sekretarin e shtetit Blinken për tërheqjen nga Afganistani

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të dëshmojë të martën para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Kjo është dita e dytë të marrjes në pyetje nga ligjvënësit republikanë për tërheqjen e administratës Biden nga Afganistani.

Kryetari i komitetit, demokrati i New Jersey Bob Menendez kërcënoi se do të thërrasë sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe zyrtarë të tjerë të Bidenit që refuzuan të paraqiten vullnetarisht para komitetit.

Blinken dëshmoi se administrata filloi planifikimin për një “skenar të rastit më të keq” në Afganistan në pranverë dhe verë, duke përfshirë rastet për evakuimin e Ambasadës amerikane në Kabul brenda 48 orësh dhe vendosjen e kontrollit mbi aeroportin.

Sekretari refuzoi t’i japë komitetit një kopje të dokumentit të Departamentit të Shtetit të 13 korrikut, i cili paralajmëroi për rënien e qeverisë afgane menjëherë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato janë hartuar “vetëm për t’u ndarë me zyrtarët e lartë në departament”.

Blinken tha se Departamenti i Shtetit është “ende duke identifikuar” numrin e aplikantëve për Vizë Imigruese Speciale që duhet të largohen nga Afganistani dhe se “mijëra” mbajtës të kartave jeshile amerikane mbeten në Afganistan.

Senatori Mitt Romney (R-Utah) e pyeti Blinken pse administrata nuk mund ta shtynte datën e tërheqjes pas 31 gushtit, për të marrë kohë për të përpunuar aplikantët me viza speciale.

Blinken ju përgjigj se SHBA-të kishin parashikuar se qeveria afgane do të ishte ende në kontroll në atë pikë.

Deri më tani demokratët duket se do të mbrojnë tërheqjen dhe të kundërshtojnë akuzat ndaj Bidenit.

Ndërsa republikanët do të kritikojnë Blinken për qëndrimin e administratës ndaj talebanëve dhe do të kërkojnë të dinë se si ai do t’i evakuojë qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e kartës së gjelbër të mbetur në Afganistan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>