Senati shpall të pafajshëm ish-presidentin Trump

Nga Exit News
Senati shpall të pafajshëm ish-presidentin Trump

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është shpallur i pafajshëm nga Senati për akuzën e nxitjes së trazirave të 6 janarit në  Kapitol.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Meqenëse në një gjyq në Senat kërkohen 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, Trump u shpall i pafajshëm.

Është hera e dytë në 12 muaj që zoti Trump i mbijeton një gjyqi në Senat. Nëse do të shpallej fajtor ai nuk do të kishte më mundesi të kandidonte për një post publik.

Pasi Senati e shpalli të pafajshëm, Trump tha se gjyqi kundër tij ishte një fazë tjetër e “gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”.

Demokratët e akuzuan Trump për sulmin në Kapitol që la pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie.

Trump është presidenti i tretë në histori ndaj të cilit Dhoma e Përfaqësuesve ngre akuza për ta shpallur fajtor, i pari ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza të tilla dhe gjithashtu i pari që përballet me një gjyq në Senat pas largimit nga detyra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>