Senatori rumun rezultoi pozitiv me koronavirus, qeveria rumune vetë-karantinohet

Nga Exit News
Senatori rumun rezultoi pozitiv me koronavirus, qeveria rumune vetë-karantinohet

Qeveria e Rumanisë do të vetë-karantinohet për 14 ditë, për shkak se senatori Vergil Chitac rezultoi pozitiv me COVID-19.

Senatori Chitac ishte në parlament para disa ditësh, ku po mbahej seanca për krijimin e qeverisë.

Kryeministri Orban deklaroi:

“Ne i kërkuam ministrit të shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë ata do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1 ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”

Rumania ka 97 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>