Serbia akuzon Kosovën për nxitje të dhunës

Nga Exit News
Serbia akuzon Kosovën për nxitje të dhunës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç e konsideroi vendosjen e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, përpjekje për “spastrim të sërishëm etnik të serbëve nga Kosova”.

Në një intervistë në median serbe, të raportuar nga Koha.net, Daçiç u shpreh se:

Ne publikisht ua tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë spastrim të sërishëm etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”.

Ai e akuzoi qeverinë e Kosovës për nxitje të dhunës dhe dëshirë për aksine të tjera:

“Ata (zyrtarët kosovarë v.j.) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiq ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244”.

Njësoj edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po angazhohet për destabilizim të situatës në Kosovë:

“Si planifikon të negociojë Kurti kur te njerëz duarthatë shkon me automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”.

Sipas deklaratës, kompromisi mund të arrihet me bisedime, por “jo me politikë të dhunshme dhe agresive të Prishtinës”.

Ndërsa ai justifikon protestat e serbëve legjitime dhe reagim “ndaj veprimeve të paligjshme të Prishtinës, e cila që 3.077 ditë shkel hapur Marrëveshjen e Brukselit, dhe tani do që ta ndalojë jetën në veri”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>