Serbia ka blerë raketa ajrore me komandim nga toka, prodhim i fundit, nga Kina, duke forcuar më shumë bashkëpunimin me Kinën, raporton The Reuters. Në vitin 2019, kompania ka nënshkruar 163 marrëveshje për blerjen e armëve, me vlerë 620 milionë euro në 2019 me 31 vende. Në këto marrëveshje përfshihet edhe blerja e raketave FK-3 nga Kina.
Ky fakt u bë publik pasi, Reuters pa raportin vjetor të kompanisë shtetërore të armëve në Serbi ku përfshihej edhe blerja e raketave të llojit FK-3 nga Kina. Kjo është hera e dytë që Serbi blen armë nga Kina, në qershor, forcat ajrore ushtarake serbe morrën 6 drona luftarak me raketa të komanduara nga toka.
Serbia pavarësisht se ka deklaruar neutralitet ushtarak në 2006 si pjesë e rrugës së integrimit në BE, dhe u bë pjesë e programit të NATO-s për paqen, vazhdimisht ka blerë armë nga vende si Kina dhe Rusia. Në vitin 2018, ajo bleu helikopter lufte dhe transporti nga Rusia.
Kina ka investuar miliarda euro në Serbi përmes kredive të buta, në projekte të infrastrukturës dhe energjisë.