Serbia ka fshehur numrin real të vdekjeve dhe infeksioneve nga Covid-19, raporton BalkanInsight (BIRN).
Në një artikull të publikuar me 22 qershor, BIRN deklaroi se nga periudha 19 mars deri në 1 qershor kanë vdekur rreth 632 persona, dyfishi i rasteve të raportuara nga autoritetet serbe. Gjatë asaj periudhe, Serbia në të dhënat zyrtare ka rreth 244 vdekje.
Gjatë periudhës 3 mujore, Serbia raportoi rreth 97 raste në ditë, ndërkohë sipas të dhënave të shqyrtuara nga BIRN, infektoheshin rreth 300 persona në ditë.
Diferenca më e madhe në shifra rezultoi në një qendër shëndetësore në Nis, ku sipas të dhënave zyrtave raportoheshin 77 viktima, ndërkohë nga të dhënat e qendrës ishin 243 të vdekur.
Më 3 korrik për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe të infektuarve, autoritetet serbe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd duke vendosur një sërë kufizimesh.
Autoritetet lokale në Serbinë qendrore dhe perëndimore deklaruan më herët gjendjen e jashtëzakonshme në disa bashkitë tjera ku rritja e rasteve me Covid-19 kërcënoi mbipopullimin e sistemit shëndetësor.