Serbia i jep NATO-s ultimatum mbi Kosovën

Nga Exit News
Serbia i jep NATO-s ultimatum mbi Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka dhënë NATO -s 24 orë për të ndërhyrë në rast se serbët e Kosovës kërcënohen, para se Serbia të ‘reagojë’ kundër vendit fqinj.

“Ne do të presim 24 orë që ju të reagoni si NATO dhe nëse pogromi kundër popullsisë sonë vazhdon, Serbia do të reagojë,” i tha Vuçiç sekretarit të përgjithshëm të NATO -s në një telefonatë. Ai e zbuloi bisedën gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë në TV Pink të Serbisë.

Vuçiç shtoi se ishte i zemëruar gjatë telefonatave të tij me zyrtarët e NATO -s dhe Evropian gjatë fundjavës.

“Ne kemi 14 MiG-29,” u tha Vuçiç zyrtarëve perëndimorë. “Ata menduan se po bëja shaka,” shtoi ai.

Në fakt, Serbia fluturoi avionët e saj luftarakë rusë  pranë kufirit me Kosovën gjatë fundjavës, duke bërë që zyrtarët e BE-së dhe NATO-s të kërkojnë që Kosova të tërheqë forcat e saj policore nga pjesa veriore, ku një numër serbësh të Kosovës, të mbështetur nga Beogradi, kanë bllokuar dy rrugë që çojnë në pikat e kontrollit kufitar. Protestuesit janë vendosur aty për më shumë se një javë.

Të Dielën, Ministri serb i Mbrojtjes dhe ambasadori rus vizituan trupat ruse të vendosura pranë kufirit me Kosovën, ndërsa qeveria e vendosi ushtrinë në gatishmëri të lartë dhe automjete të blinduara përgjatë kufirit.

LEXO  NATO do të largohet nga Afganistani

“Jam i sigurt se zyrtarët e NATO-s më kuptuan shumë mirë,” përfundoi Vuçiç.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>