Serbia ka marrë, të shtunën, rreth 1 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm, prodhuar nga kompania shtetërore kineze me të njëjtin emër.
Ngarkesa me vaksina u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ambasadorja kineze në Serbi Chen Bo.
Vaksina Sinopharm ende nuk është miratuar për përdorim në Serbi. Kjo procedurë pritet të bëhet në ditët në vijim.
Kompania Sinopharm ka deklaruar se vaksina është 79% efektive. Vaksina është miratuar në Kinë dhe po përdoret atje.
Ndërkohë Serbia ka nisur vaksinimin dhe me vaksina të tjera si ajo e Pfizerit dhe ajo ruse Sputnik.
Deri më tani 20 mijë qytetarë serbë kanë marrë një dozë të një vaksine anti-Covid.