Serbia ndal fushatën kundër njohjes së Kosovës

Nga Exit News
Serbia ndal fushatën kundër njohjes së Kosovës

Serbia ka vendosur të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Sipas REL-it, autoritetet në Beograd kanë pranuar të ndalojnë me këtë fushatë me synimin që të krijohet atmosferë më e mirë për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

“Si pjesë e dëshirës së mirë për të krijuar atmosferë të përshtatshme për dialog, në Beograd janë pajtuar që të mos vazhdojnë me këtë fushatë kundër pavarësisë së Kosovës. Duhet të ndërtojmë një frymë bashkëpunuese, e jo që mes vete të irritohemi”, ka thënë një burim diplomatik në BE për REL.

Për 4 muaj, Qeveria Kurti kërkoi nga Serbi ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarëisë së Kosovës, në këmbim të heqjes së tarifave 100 për qind ndaj mallrave serbë.

Mirëpo vendimi i qeverisë serbe erdhi vetëm një ditë pas votimit të qeverisë Hoti, kur qeveria e re ende nuk ka marrë asnjë vendim për dialogoun Kosovë-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>