Serbia nis hetimet për pretendimet e Vuçiçit se është përgjuar

Nga Exit News
Serbia nis hetimet për pretendimet e Vuçiçit se është përgjuar

Serbia ka nisur hetimet për pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se është përgjuar për rreth një vit e gjysëm.

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin deklaroi, të martën, se ministria po verifikon këto pretendime:

“Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate.”

Pak ditë më parë, presidenti Vuçiç deklaroi se ka prova dhe fakte se është përgjuar, por nuk e di se kush ka urdhëruar përgjimin e tij:

“Kam prova bisedat e incizuara, që dikush mendonte t’i fshinte, t’i fshehte. Por harruan se kur ke përkrahje të gjerë në popull, ke shumë njerëz që duan ta bëjnë detyrën e vet me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Emrat e atyre që më përgjuan unë nuk i di, por e kam një ide.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>