Serbia nis prodhimin e vaksinës Sputnik V

Nga Exit News
Serbia nis prodhimin e vaksinës Sputnik V

Në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19, raporton REL, të premten. Prodhimi bëhet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume “Torlak” në Beograd.

Në ceremoninë e nisjes së prodhimit, përmes videos morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.

“Është një nder i madh për mua të nis prodhim e vaksinës ruso-serbe. Ne po fillojmë prodhimin e 4 milionë dozave të vaksinës Sputnik V”, i tha Vuçiç homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Argjentina dhe Serbia janë dy vendet që prodhojnë vaksinën Sputnik-V.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk i ka miratuar vaksinat kineze dhe atë ruse.

Dozat e vaksinës Sputnik-V të prodhuara në Serbi dhe Argjentinë do të plotësojnë nevojat e brendshme të të dyja vendeve, para se të fillojnë eksportimin, ka njoftuar Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për tregtimin e vaksinës jashtë vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>