Serbia notë proteste Shqipërisë: Po tentoni të bashkoheni me Kosovën

Nga Exit News
Serbia notë proteste Shqipërisë: Po tentoni të bashkoheni me Kosovën

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka bërë Shqipërisë notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të qeverive shqiptare dhe asaj kosovare për heqjen e kufijve.

Kjo deklaratë është konsideruar nga Serbia si tentativë për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Ministria serbe ka thirrur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’ia dorëzuar një notë proteste, në të cilën ndër të tjera shkruhej:

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon.”

Kjo notë proteste vjen pak ditë pasi ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dënoi deklaratat e kryeministrave Rama e Hoti.

Ai bëri thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në rajon, në mënyrë që të ndalojnë formimin e Shqipërisë së Madhe.

Ministri Vulin komentoi dhe se vendimi në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë Kosovës një port në Shqipëri arriti krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Deklarata e ministrit dhe nota e protestës vijnë pasi qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje për disa çështje të premten, në një nga takimet e tyre të rregullta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>