Serbia nuk do ta zhvendos ambasadën në Jeruzalem, pas njohjes së Kosovës nga Izraeli

Serbia nuk do ta zhvendos ambasadën në Jeruzalem, pas njohjes së Kosovës nga Izraeli

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç la të kuptohej të enjten se Serbia nuk do ta lëvizte ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jeruzalem, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

1 korriku ishte edhe afati i fundit për zhvendosjes, si pjesë e marrëveshjes së Ëashingtonit, firmosur gjatë administratës Trump, mes SHBA-ve nga njëra anë dhe Serbisë e Kosovës.

Vetëm një prej 15 pikave të marrëveshjes ishte e ndryshme: Kosova nënshkroi për njohje të ndërsjellë me Izraelin, ndërsa Serbia mori përsipër të zhvendoste ambasadën në Jerusalem.

“Ne kishim marrëveshje dhe unë kam pasur një bisedë me kryeministrin izraelit dhe ia kam bërë të qartë se nuk kam nënshkruar dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo ka ndikuar edhe raportet e Izraelit ndaj nesh,” citohet Vuçiç në një raportim të Radio Evropa e Lirë.

Ai shtoi se Serbia duhet të kujdeset edhe për interesat e saj, të cilat kanë ndryshuar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

“Respektojmë miqësinë me Izraelin, por duke respektuar edhe veten. Ju nuk mund të na thoni – ne kemi njohur pavarësinë në një pjesë të territorit tuaj dhe tash ju urdhëroni,” u shpreh Vuçiç.

Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>