Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se premtimi për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian nuk është ‘mjaftueshëm’ që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas një takimi me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, në Beograd, Vuçiç deklaroi:
“Nëse mendoni se është e mundur që ne të themi se do ta pranojmë Kosovën dhe ajo të hyjë në OKB, ndërsa ne të mos përfitojmë asgjë, por do të na thuhet se do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, përgjigjja jonë është jo.”
Presidenti Vuçiç tha se nuk mund ta marrë me mend propozimin e SHBA-vë ndaj Serbisë, nëse kjo e fundit njeh pavarësinë e Kosovës, por ai theksoi se vetëm oferta e BE-së: integrimi në BE, nuk është mjaftueshëm:
“Unë nuk mund ta marr me mend propozimin e Shtëpisë së Bardhë, por mund ta marr me mend se cili mund të jetë propozimi i BE-së. në pres që Evropa të thotë që ne do të jemi anëtarë brenda disa viteve […] por kjo nuk është e mjaftueshme. Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më tepër.”