Serbia ka kryer, gjatë fundjavës, një stërvitje ushtarake me avionë luftarakë, helikopterë e tanke të prodhuar në Rusi dhe dornë kinezë, duke konfirmuar gjithënjë e më tepër marrëdhëniet e afërta me dy vendet.
Stërvitja e quajtur Bashkëpunimi 2020 u ndoq personalisht nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në stërvitje ushtria serbe vendosi mbi 40 aeroplanë, rreth 150 automjete, përfshirë tanket dhe transportuesit e blinduar, dhe rreth 2,800 trupa.
Për herë të pare gjatë kësaj stërvitjeje, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë CH-92A, duke u bërë vendi i parë në Europë për përdorimin e mjeteve ajrore kineze pa pilot. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.
Në vitet e fundit, Serbia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa kërkon dominimin në Ballkanin Perëndimor.
Buxheti ushtarak i Serbisë u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në 2020 dhe 2019 – 43% më shumë se në vitin 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përfaqësonin rreth 2.4 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
“Ne po forcojmë ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të bëjmë ndonjë … konflikt,” u tha Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes.