Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Nga Exit News
Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Serbia ka tërhequr të mërkurën mjetet e blinduara ushtarake të vendosura në afërsi të kufirit me Kosovën të hënën.

Dy mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë.

“Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës,” shkruan media vendase N1.info.

Stacionimi në kufi i ushtrisë serbe dhe patrullimi i helikopterëve e aeroplanëve ushtarakë në afërsi të vijës kufitare rriti më tej tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga e para javën e shkuar.

Si rrjedhim, serbët e Kosovës bllokuan rrugët, të mbështetur nga partia Lista Srpska dhe autoritetet serbe.

Pas kësaj, edhe KFOR-i ka shtuar numrin e trupave dhe patrullimet në veri të vendit, ndërkohë që në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri kosovar Kurti zbuloi se Kosova ka pranuar propozimin për tërheqjen e policisë nga veriu në favor të trupave të KFOR-it. Kjo masë i ishte propozuar edhe Serbisë, e cila fillimisht e ka refuzuar, ashtu siç edhe më herët kishte refuzuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes me negociata.

Por, ndërkohë, duket se në heshtje ajo ka tërhequr forcat ushtarake si dhe ka dërguar delegacionin e saj në Bruksel për të negociuar një zgjidhje paqësore.

 

LEXO  Kurti kërkon heqjen e dyanshme të targave të përkohëshme me Serbinë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme