Serbia, vendi i parë në Europë për përdorimin e vaksinës kineze

Nga Exit News
Serbia, vendi i parë në Europë për përdorimin e vaksinës kineze

Serbia filloi të mërkurën përdorimin e vaksinës kineze Sinopharm, duke u bërë vendin e parë ne Evropë që përdor këtë vaksinë.

Sipas të dhënave deri më tani janë vaksinuar staf mjekësor dhe ushtarë. Ndërkohë ministri serb i shëndetësisë deklaroi se kjo është një vaksinë e sigurtë.

“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale. Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”

Serbia ka marrë 1 milionë doza të vaksinës Sinopharm, prodhuar nga kompania shtetërore kineze me të njëjtin emër.

Ngarkesa me vaksina u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe ambasadorja kineze në Serbi Chen Bo.

Vaksina Sinopharm ende nuk është miratuar për përdorim në Serbi. Kjo procedurë pritet të bëhet në ditët në vijim.

Kompania Sinopharm ka deklaruar se vaksina është 79% efektive. Vaksina është miratuar në Kinë dhe po përdoret atje.

Ndërkohë Serbia ka nisur vaksinimin dhe me vaksina të tjera si ajo e Pfizerit dhe ajo ruse Sputnik.

Deri më tani 20 mijë qytetarë serbë kanë marrë një dozë të një vaksine anti-Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>