Sewer në Zërin e Amerikës: Administrata Trump mbeshteti rrëzimin e qeverisë Kurti

Nga Exit News
Sewer në Zërin e Amerikës: Administrata Trump mbeshteti rrëzimin e qeverisë Kurti

Analisti amerikan, Daniel Serwer tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se qeveria amerikane mbështeti rrëzimin e qeverisë së Kosovës, shprehet i bindur kishte një plan për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi, që tashmë është ide e vdekur. Disa nga deklaratat kryesore të tij janë:

Për rrëzimin e qeverisë Kurti:

Mendoj që Shtetet e Bashkuara ishin të pakënaqura me zotin Kurti dhe e mbështetën rrëzimin e tij.

Për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve:

Amerikanët kanë lënë të kuptohet se do të ishin të hapur për një marrëveshje për shkëmbim territoresh, ndërsa shumica e evropianëve, posaçërisht Gjermania që mori rolin kryesor, janë shprehur kundër.

Mendoj që ka njerëz në qeverinë amerikane që i kanë diskutuar planet me Vuçiçin e Thaçin, nuk ka mëdyshje në mendjen time për këtë.

Dhe nuk mendoj që shkëmbimi i territoreve mund të kalojë në referendum në asnjërin vend. Kjo nuk është marrëveshje që mund të arrihet në mënyrë demokratike. Nuk e di pse vazhdojnë ta diskutojnë këtë. Më duket si rrugë qorre.

Unë besoj se në fund të gjitha tarifat ndaj mallrave serbe duhet të hiqen.

Gjermania ishte mburojë politike dhe ka ndërhyrë vazhdimisht për të mbrojtur Kosovën.

Për marrëdhënien Kosovë-SHBA:

Kjo varësi e madhe nga Shtetet e Bashkuara në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë bërë të pasigurta në marrëdhëniet me tërë botën, jo vetëm me Kosovën, por më të gjithë, është e pamatur.

Kosova nuk është një çështje për të cilin njerëzit në Ëashington flasin shumë. Po, më shihni mua të shkruaj për të, apo disa kolegë të mi që shkruajnë për këtë. Por, duhet të kuptoni se po ndryshojnë përparësitë në Ëashington dhe duhet të merreni vet me shumë gjëra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>