Sgarbi tregon për televizionin italian momentet e frikshme në Shqipëri

Nga Exit News
Sgarbi tregon për televizionin italian momentet e frikshme në Shqipëri

Vittorio Sgarbi ka treguar për emisionin”Live – Non è la d’Urso”, të gazetares italiane Barbara D’Urso momentet e frikshmë që kaloi në Shqipëri gjatë fundjavës, raporton TGCom24.

Kritiku i famshëm i artit në Itali tregoi se për pak humbi jetën në Palasë, nga dallgët e forta.

“E vetmja që më erdhi nga pas ishte vajza ime, e cila ka parë se si humba vetëdijen dhe mbeta komplet lakuriq”, tha Sgarbi për Barbara D’Urso.

Vittorio Sgarbi, ditën e premte, më 5 qershor u përfshi nga dallgët e forta dhe befas humbi mes tyre. Në ndihmë i erdhi e bija, Alba Sgarbi dhe një rojtar plazhi, të cilët e ndihmuan të dilte në breg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>