
Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj i përgënjeshtruan lajmet se do të largohen nga Shqipëria për tu anëtarësuar në PDK-në e Kosovës, raporton gazeta Express.
Gazeta Express njoftoi ditën e hënë se Shahini dhe Cakja po largohen nga qeveria shqiptare për të vazhduar politikën në Kosovë me Partinë e Kadri Veselit.
Shahini dhe Cakaj u emëruan në qeverinë shqiptare më 28 dhjetor, 2018, pas një ndryshimi të qeverisë nga Kryeministri Rama.
Cakaj mban postin e zëvendësministrit të Jashtëm, pasi Presidenti Meta nuk e dekretoi emërimin e tij si ministër, pasi kandidatura e tij nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.