Besa Shahini, ministrja e Arsimit do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit si ministre.
“Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje”, tha ministrja Shahini në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euroneës, të hënën, në darkë.
Ajo tha se do të kthehet në Kosovë për shkak të agazhimeve familjare:
“Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe”.