Shano: Tre stereotipe të qeverisë Rama që dobësojnë ekonominë

Nga Exit News
Shano: Tre stereotipe të qeverisë Rama që dobësojnë ekonominë

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka listuar tre stereotipe të qeverisjes Rama nga viti 2013, që për të kanë sjellë dobësimin e ekonomisë shqiptare.

Së pari, për Shanon është “lufta për çdo centimetër tokë në Tiranë”. Kjo kulmoi me prishjen e Teatrit Kombëtar në kohën e pandemisë dhe tregon prioritetet e qeversë, sipas tij.

Së dyti, qeveria i ka dhënë me ligj, përmes akteve normative, tokat në bregdetin e jugut katër ose pesë personave. Kjo për Shanon vërtetohet nga vetë fakti që në Vlorë derimë tani janë shkarkuar nga puna tetë drejtorë hipotekash, sepse kanë pasur konflikte me personat të cilëve i’u janë rrëmbyer tokat.

Së treti, dhe më e rëndësishmja për Dritan Shanon, është se nga viti  2013 qeveria ka sulmuar biznesit me aksione dhe kërcënim për burg.

“2.1 miliard euro më shumë se qeveria e mëparshme i ka marrë Rama bizneseve dhe ka favorizuar vetëm një grup të strukturuar biznesesh.”, deklaroi ish Zv. Ministri i financave, Dritan Shano.

Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt në mënyë që ekonomia shqiptare të mund të bëj një kthesë, tha Shano në një intervistë televizive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>