
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar për përdorim urgjent një test të ri diagnostikues për koronavirusin përmes pështymës, të zhvilluar në Universitetin e Yale.
Në deklaratën e saj FDA tha se testi – që quhet SalivaDirect – nuk kërkon ndonjë lloj të veçantë tamponi apo pajisjeje. Mostra mund të mblidhet në çdo enë, mjaft që ajo të jetë sterile.
Ky testim është i ndryshëm edhe për faktin se nuk kërkon një hap të veçantë për nxjerrjen e acidit nukleik – që është ai që mban informacionin kryesor gjenetik të njerëzve.
Mundësimi i testeve pa pasur nevojë për këto pajisje do të sjellë rritje të kapaciteteve testuese, sipas FDA-së.
Ky është testi i pestë i autorizuar nga FDA që përdor pështymën si mostër prove.