SHBA autorizon përdorimin e një testi të ri për Covid–19

Nga Exit News
SHBA autorizon përdorimin e një testi të ri për Covid–19

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar për përdorim urgjent një test të ri diagnostikues për koronavirusin përmes pështymës, të zhvilluar në Universitetin e Yale.

deklaratën e saj FDA tha se testi – që quhet SalivaDirect – nuk kërkon ndonjë lloj të veçantë tamponi apo pajisjeje. Mostra mund të mblidhet në çdo enë, mjaft që ajo të jetë sterile.

Ky testim është i ndryshëm edhe për faktin se nuk kërkon një hap të veçantë për nxjerrjen e acidit nukleik – që është ai që mban informacionin kryesor gjenetik të njerëzve.

Mundësimi i testeve pa pasur nevojë për këto pajisje do të sjellë rritje të kapaciteteve testuese, sipas FDA-së.

Ky është testi i pestë i autorizuar nga FDA që përdor pështymën si mostër prove.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>