Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë për shtyp të martën, shprehu shqetësim rreth planeve të Rusisë për të kufizuar lundrimin e anijeve të huaja në ujërat territoriale të Detit të Zi.
SHBA-të e konsideruan lëvizjen si “një përshkallëzim të paprovokuar“, pasi vjen në një kohë kur prezenca ushtarake ruse në rajonin e Krimesë është shtuar.
“Kjo përfaqëson një tjetër përshkallëzim të paprovokuar në fushatën e vazhdueshme të Moskës për të minuar dhe destabilizuar Ukrainën,” shkruhet në deklaratë.
Më tej, DASH ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për Ukrahinën, duke rikonfirmuar se ato nuk do ta njohin aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara nuk e njohin dhe nuk do ta njohin kurrë aneksimin e pretenduar të Krimesë nga Rusia,” thuhet aty.
SHBA-të përgëzuan Ukrahinën për vetpërmbajtjen përballë provokimeve ruse.
Departamenti i Shtetit gjithashtu i bëri thirrje Rusisë “të ndalë ngacmimin e anijeve në rajon” të tërheq praninë ushatarake në Krimenë e pushtuar.