SHBA dënon ngjarjen në Elbasan, apel politikës për vetpërmbajtje

Nga Exit News
SHBA dënon ngjarjen në Elbasan, apel politikës për vetpërmbajtje

Ambasada amerikane në Tiranë dënoi të mërkurën ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve”, shprehet ambasada amerikane përmes një njoftimi.

SHBA u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen sa më shpejt.

Të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit”, shtoi ambasada.

Ambasadorja Kim i ka kërkuar presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe “të udhëheqin në të njëjtën mënyrë ndërsa çështja është duke u hetuar”.

Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën,” thuhet në njoftim..

Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s i cili qëlloi mbi Xhuvanin, u vetëdorëzua në polici.

Paplekaj, autori i vrasjes, ishte shoqëruesi i drejtuesit politik të Elbasanit Gazmend Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>