SHBA dhe BE as e mohojnë, as e pohojnë deklaratën e Ramës për refuzimin e vizave

SHBA dhe BE as e mohojnë, as e pohojnë deklaratën e Ramës për refuzimin e vizave

Në maj, Kryeministri Rama u shpreh se kujtdo që i afrohet një qendre votimi më 30 qershor, me qëllim ndalimin e votimit, do t’i ndalohet përjetësisht hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian:

Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, kupton që nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme, që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore dhe që u hiqet e drejta për hyrje në SHBA dhe BE. Nuk dua t’ia shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA, se shkoi e vajti pas udhëheqjes, që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë.”

Exit.al i kontaktoi ambasadat e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë në lidhje me këtë deklaratë të jashtëzakonshme të Kryeministrit, pasi asnjë dispozitë në Kodin Zgjedhor nuk ndalon udhëtimet jashtë vendit të atyre që dënohen për shkelje të tij.

Megjithatë, asnjëri prej misioneve diplomatike nuk ka dhënë ende një përgjigje që konfirmon ose mohon pretendimet e Kryeministrit.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë me viza në SHBA. Ata mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen dhe qeveria shqiptare nuk ka pushtet për t’u dhënë apo refuzuar atyre vizat për në vendet e BE-së.

[PËRDITËSIM]

Pas publikimit të këtij artikulli, Delegacioni i BE-së në Tiranë deklaroi: “Ne nuk komentojmë deklarata.” Megjithatë, Delegacioni theksoi se “Komisioni [Evropian] nuk ka kompetencë të ndalojë hyrjen, ashtu siç nuk e ka as BE-ja, përveçse në rastin kur individët në fjalë janë në listën e personave që u ndalohet hyrja. Vendimet për refuzimin e hyrjes dhe sinjalizimi për to përmes sistemit të informacionit të Shengenit merren nga vendet anëtare, në përputhje me rregullat në vijim.”

Me fjalë të tjera, kërcënimet e Kryeministrit Edi Rama ishin të pabaza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>