SHBA, dialog me Kinën mes një krize të re në Tajvan

Nga Exit News
SHBA, dialog me Kinën mes një krize të re në Tajvan

Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden do të zhvillojë bisedime me diplomatin kinez, Yang Jiechi në Zvicër të mërkurën.

Takimi lidhet me angazhimin e dy vendeve për të rritur komunikimin në mes të një rivaliteti strategjik të thelluar.

Në një deklaratë të shkurtër ministria e jashtme e Kinës, cituar në një raportim të Reuters, tha se Yang dhe Jack Sullivan “do të shkëmbejnë pikëpamje mbi marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe çështjet përkatëse” gjatë takimit të tyre në Cyrih.

Takimi i Cyrihut vjen në një kohë tensionesh të rritura mes dy ekonomive më të mëdha në botë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, i cili përballet me një krizë të re.

Ishulli ka kërkuar që të sigurojë një sistem mbrojtje më të sofistikuar dhe sipas ekspertëve, kjo mund të sjellë krizën më të fortë me Kinën në katër dakadat e fundit. SHBA-ja mbështet pavarësinë e Tajvanit nga Kina dhe përfshirja e saj shihet si e pashmangshme.

Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, tha në një deklaratë se takimi pason telefonatën e Biden më 9 shtator me Presidentin kinez Xi Jinping “ndërsa vazhdojmë të kërkojmë të menaxhojmë me përgjegjësi konkurrencën midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës”.

Telefonata i dha fund një hendek gati shtatë mujor në komunikimin e drejtpërdrejtë midis udhëheqësve dhe ata diskutuan nevojën për të siguruar që konkurrenca mes tyre të mos shkojë drejt një konflikti.

.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>