Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi ditën e premte që të gjithë aplikantët për viza duhet të paraqesin çdo informacion në lidhje me llogaritë e mediave sociale që ata kanë përdorur gjatë pesë viteve të fundit. Informacione të tilla të llogarisë do t’i japin qeverisë akses në fotot, vendet, datat e lindjes dhe të dhënave të tjera personale në rrjetet sociale.
“Ne tashmë kërkojmë informacione të caktuara në lidhje me kontaktet, udhëtimet, informacionin për anëtarët e familjes dhe adresat e mëparshme nga të gjithë aplikantët për viza. Ne po punojmë vazhdimisht për të gjetur mekanizma për të përmirësuar proceset tona të kontrollit për të mbrojtur qytetarët amerikanë duke mbështetur udhëtimin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Departamenti i Shtetit.
Kjo kërkese për kontrollin e rrjeteve sociale të aplikantëve, të miqve, familjeve dhe bashkëpunëtorëve të biznesit, do të krijojë dyshime tek qytetarët dhe do pengojë komunikimin e lirshëm të tyre, tha Hina Shamsi, drejtoreshë e “American Civil Liberties Union”, organizatë që merret me sigurinë kombëtare dhe të drejtat qytetare në SHBA.
“Ky është një propozim i rrezikshëm dhe problematik, i cili nuk mbron shqetësimet për sigurisë kombëtare por ngre dyshime për cenim të privatësinë dhe çështjet të paashikuara nga amendamentit i parë në Kushtetutën amerikane,” deklaroi ajo.
Nga ana tjetë zonja Shamsi shtoi se qeveria nuk ka rritur të sqarojë se si ky mekanizëm kontrolli do të ndihmojë në çështjet e sigurisë kombëtare.